Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri” ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm, duke kaluar shifrën prej mbi 100 mijë vizitorësh edhe gjatë vitit 2025. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai e cilësoi këtë arritje si një tregues domethënës të rritjes së interesit për trashëgiminë kulturore shqiptare.
“Mirëmëngjes 😊 dhe me këtë lajm të bukur nga Berati, ku për të dytin vit radhazi, në vitin 2025, Muzeu Kombëtar i Ikonografisë Onufri ka kaluar shifrën domethënëse prej mbi 100 mijë vizitorësh, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. / abcnews.al /


