Pas shirave të rrëmbyeshëm, kushtet atmosferike u përmirësuan këtë të diel. Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për pastrimin e vijës bregdetare.
Strukturat janë të angazhuara në terren, konkretisht në Plazhin e Vjetër në Vlorë, për të pastruar vijën bregdetare.
Këto janë në kuadër të një sërë masash të ndërmarra për t’i paraprirë sezonit turistik, ku Vlora është një prej destinacioneve kryesore. / abcnews.al /


