Kryeministri Edi Rama thotë se Beratit po i shtohet një atraksion i ri turistik, me projektin e Parkut të Liqenit të Mbreshtanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar disa foto nga punimet në këtë park, ku thekson se do të shndërrohet në një pikë takimi me natyrën dhe se do t’i bëjë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme.
“Një atraksion i ri turistik po i shtohet Beratit me projektin e Parkut të Liqenit të Mbreshtanit, i cili do të shndërrohet në një pikë takimi me natyrën, me shtimin e gjelbërimit dhe pedonalen e re rreth e përqark, për t’i bërë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.