Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ndan pamje nga operacioni për lirimin e hapësirave në Durrës: Garantojmë ambiente funksionale

schedule15:30 - 17 Dhjetor, 2025

schedule 15:30 - 17 Dhjetor, 2025

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga operacioni për lirimin e hapësirave publike. Ky aksion po vijon edhe në Durrës. Në pamjet e publikuara nga kryeministri Rama shihet se është ndërhyrë në lagjen 4 në Durrës për t’u rikthyer hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme qytetarëve.

“Një hapësirë e zaptuar në Lagjen 4 është liruar dhe po i nënshtrohet rehabilitimit, për t’u vënë sërish në shërbim të qytetarëve. Vijojmë angazhimin për t’i rikthyer komunitetit hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme, duke garantuar ambiente të hapura, funksionale dhe të aksesueshme për të gjithë”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!