Investim për energji diellore/ Rama: Një gangrene plehrash e shëruar, kthehet në park prodhimi energjie

schedule08:07 - 13 Gusht, 2024

schedule 08:07 - 13 Gusht, 2024

Një investim i ri po merr jetë në Lushnjë, në një zonë e cila deri më sot ka qenë e degraduar. Transforimi i ish fabrikës së tullave do t’i shërbejë Shqipërisë për prodhimin e energjisë diellore. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga parku I prodhimit në fushën e Myzeqesë.

Ky është një tjetër projekt pas projektit të paneleve lundruese në liqenin e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Po ashtu krahu financues i Procesit të Berlinit miratoi edhe një mbështetje me vlerë 10 milionë euro, për të vendosur impiante panelesh diellore në zonën e Belshit.

Me projektet e impiantet të energjisë diellore edhe të erës, Shqipëria po përmendet si rast suksesi për përdorimin e energjisë së gjelbër. Sipërmarrës të huaj po investojnë në vendin tonë dhe në mjediset e investuesve të huaj të energjisë në Evropë dhe përtej saj.

Sipas bilancit të vitit të shkuar, mbi 78 për qind e nevojave për energji u plotësuan nga prodhimi vendas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!