SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i Lëpushës, në Malësinë e Madhe.
Mesazhi i Kryeministrit vjen si një thirrje për vetëdijësim mjedisor, duke nënvizuar rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për ruajtjen e natyrës, jo vetëm për të tashmen, por edhe për brezat që do të vijnë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES 😊dhe me këto pamje nga Lëpusha e Malësisë së Madhe, shoqëruar me thirrjen e natyrës sonë për të qenë të përgjegjshëm dhe të drejtë me brezat që do të lëmë pas, ju uroj një muaj të mbarë.”
Postimi shoqërohej me pamje, që pasqyrojnë bukurinë e paprekur të natyrës shqiptare, një pasuri e rrallë, e cila kërkon mbrojtje dhe kujdes të vazhdueshëm.

