Rama ndan momentet kryesore të Samitit të Sigurisë: Ditë e paharrueshme për Shqipërinë

schedule20:26 - 28 Shkurt, 2024

schedule 20:26 - 28 Shkurt, 2024

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë foto nga momentet kryesore të punimeve të Samitit të Sigurisë “Ukrainë-Evropë Juglindore”, i cili i zhvilloi punimet në Tiranë.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo ishte një ditë e paharrueshme për Shqipërinë.

Pas mbylljes së Samitit për Ukrainën në Tiranë, është publikuar deklarata e përbashkët e liderëve të cilët morën pjesë. Deklarata dënon pushtimi rus të Ukrainës dhe të gjithë liderët janë kundër aneksimit të Krimesë.

Liderët kanë ofruar mbështetje për Ukrainën, teksa edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është pozicionuar kundër Rusisë. Vuçiç është shprehur pro deklaratës së Samitit për Ukrainën/n.m.abcnews.al