Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e naftëtarve. Në rrjetin social “Twitter” Rama i bën thirrje që të ndërpresin grevën dhe të ulen të bisedojnë.
Gjithashtu ai thekson se kjo situata nuk mund të zgjidhet me presione apo ultimatume, ndërsa shton se pavarësisht vështirësive dhe shqetësimeve të ngritura qeveria ka vullnetin e mirë për ta lehtësuar gjendjen.
Statusi:
Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume!
Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.
/abcnews.al/