NEW YORK– Kryeministri i vendit, Edi Rama në takim me shqiptarët në New York, tha se politika i ka përçarë shqiptarët, ndërsa shtoi se është momenti të kapërcejmë këto ndasi mes shqiptarëve.
Ai theksoi se politika duhet parë si një instrument zhvillimi dhe jo përçarjeje.
“Të bësh shqiptarët bashkë është e vështirë, këtë e ka thënë Faik Konica dhe Fan Noli. Ne kemi dalë nga diktatura komuniste të goditur që të gjithë, po ashtu shumë të ndarë, sepse ajo funksionet o me mua, o kundër meje, o ushtar, o armik. Llumi i komunistëve mori në dorë partinë, që ishte shpresa e parë e madhe dhe e thelloi përçarjen. E çoi përçarjen edhe Brenda shtëpive dhe kjo na ka përndjekur shumë vite. Nëse ne e kapërcejmë këtë përçarjen dhe nëse ne e shohim politikën, aty ku është interesi ynë dhe jo si skuadra futbolli, ne do bëjmë shume më tepër. Shembulli më kuptimplotë është Shkodra, që me paragjykimet dhe përçarjen e morën peng duke ua lënë duarve të paafta, Shkodra, sot ka filluar të rilindë dhe vit pas viti do behët vendi që meritojnë që të gjithë, pavarësisht bindjeve politike që kanë”, tha Rama./abcnews.al