Rama mund Berishën “online”/ Nura: Kryesocialisti, më shumë mbështetje. Minxhozi: Vota e diasporës, jo impakt thelbësor në zgjedhje

schedule20:49 - 14 Prill, 2025

schedule 20:49 - 14 Prill, 2025

Gazetari Artur Nura thotë se kryeministri Edi Rama ka mbështetje më të madhe në rrjetet sociale, në krahasim me liderin e opozitës, Sali Berisha.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nura u shpreh se beteja më e fortë Rama-Berisha, është për votën e diasporës në Itali dhe Greqi.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se vota e diasporës, nuk do të ketë impakt thelbësor në zgjedhje.

Artur Nura: Në rrjetet sociale, është tregues i mbështetjes që ka Rama në raport me Berishën. Duhet bërë një studim. Është më e mira e mundshme. Nuk përbën lajm, Rama ka qenë, nuk besoj se edhe Berisha dyshon se ka mbështetje më të madhe Rama. Beteja me Italinë dhe Greqinë, është beteja më e fortë e të dyja palëve. Duhet parë, kjo është garë virtuale. E bëjnë debatin në distancë me korrespondencë dhe nuk ballafaqohen.

Skënder Minxhozi: Në votën e diasporës, dy partitë e mëdha, janë në një terren të panjohur. Unë, prirem të besoj variantin që edhe kësaj radhe, vota e diasporës do ketë influenacë, por jo at1% që pritet të ketë. Shqipëria virtuale, që jeton jashtë Shqipërisë gjeografike, ndahen jo shumë ndryshe nga ata që jetojnë këtu. Nuk duket se do të kemi surpriza. Nuk besoj se vota e diasorës do të ketë impak thelbësor në zgjedhje. Unë nuk kam parë sondazh që përmbysen raportet PD me PS, që e nxjerr Berishën fitues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!