Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama, mjeshtër i surprizave”, Nura analizon kabinetin e ri: Kryeministri merret me të ardhmen, opozita me të shkuarën

schedule18:46 - 11 Shtator, 2025

schedule 18:46 - 11 Shtator, 2025

TIRANË– Kryeministri i vendit Edi Rama prezantoi këtë të enjte kabinetin e ri qeveritar, duke sjellë ndryshime në përbërjen e tij, por dhe rikonfimime të emrave, që siç tha Rama kanë dëshmuar arritje dhe profesionalizëm.

Analisti politik pranë ABC News, Arur Nura, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, u shpreh se Rama është mjeshtër i surprizave politike.

Sipas tij, Rama ka qëndisur një kabinet qeveritar duke ndërthurur eksperiencat me risitë, siç ishte dhe krijimi i një ministrie me anë të inteligjencës artificiale dhe që do drejtohet nga “Diella”, krijesa digjitale, emri i së cilës njihet nga shqiptarët nga platforma e-Albania.

Ai theksoi se kjo dëshmoi se Rama po merret me vizion e të ardhmes, kurse opozitës i ka mbetur mbrapa ora politike dhe kjo panoramë duket qartësisht.

“Rama është mjeshtër i surprizave. Emërimi i ministrave vjen nga një eksperiencë 12-vjeçare. Rama një pjesë të fjalimit ia dedikoi sistemit të drejtësisë. Rama sot vendosi, që ka ndezur motorët elektoralë.  Rama merret me të ardhmen, opozita merret me të shkuarën”, tha ai.

Ai komentoi dhe caktimin e ministrave në kabinet, mes tyre  Belinda Ballukun, e cila u rikonfirmua nga Rama në të njëjtën pozitë.

“Balluku është pjesa e eksperiencës, është ajo që tha Rama. Unë besoj se Rama nuk do ta lë vetëm Albana Koçiun në Ministrinë e Brendshme. Rama nuk do ta lë vetëm. Ministria e Brendshme është një ministri me probleme. Këtë rast Rama po bën eksperiment për ta fituar bastin  me zonjën Koçiu. Besfort Lamallari me integritet dhe aftësi.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!