Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje për opinionin e Komisionit të Venecias mbi paketën anti-shpifje.
Ai thekson se tashmë duhet adresuar sugjerimet e saj pa humbur kohë për të garantuar me ligj mbrojtjen nga shpifja dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit.
“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”, shkruan Rama./abcnews.al