Vijon debati virtual mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kreut të qeverisë Edi Rama, për çështjen e dekoratave.
Meta me anë të një postimi në Facebook, i thotë kreut të qeverisë se nuk i ka treguar akoma në cilën studio televizive “do sqarohemi ballë për ballë!”
Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë!
Mezi po të pres o trendi buburrec!Posted by Ilir Meta on Tuesday, October 13, 2020
Më herët, në një postim në Twitter, Rama duke iu drejtuar Metës, thotë se nuk ka për të pasur para dhe pas tij, “as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftërave të shkuara.”
Po ashtu, Rama i thotë Metës që heronjtë t’i mbajë në zemër e në mendje kur flet e vepron, “duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon.
“…jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar,” shton kreu i qeverisë
Postimi i plotë
Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!
Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!
Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!
— Edi Rama (@ediramaal) October 13, 2020

