Rama mesazh për ndarjen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja: Lamtumirë mik!

schedule23:38 - 20 Prill, 2020

schedule 23:38 - 20 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Rikard Ljarja.

“Lamtumirë mik”, shkruan Ram në një postim në Facebook, ndërsa ka publikuar foton e “Dedës”, një prej roleve më të njohur të aktorit në filmin ‘Rrugë të Bardhë”.

Aktori dhe regjisori Rikard Ljarja, u nda nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 77-vjeçare.  Ndarja nga jeta e aktorit është një humbje  e madhe për kinematografinë shqiptare.

Ljarja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa amaneti i tij i fundit ishte të prehej në vendlindjen e tij në Shkodër.

Lexo edhe: Humbje e madhe në botën e artit, shuhet Rikard Ljarja

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!