Nga Gjirokastra Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se me 30 Qershor do t’i fitojë të gjitha bashkitë, madje edhe ata që sot janë nën drejtimin e PD-së.
Ai ka dhënë një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat demokrate që sot punojnë në bashkitë e djathta se nuk do të largohen nga puna. Ndërsa për burrat ai ka pasur një “kërcenim” të hapur. Sipas tij ata le t’i bëjnë vetë llogaritë pasi po shkojnë në protesta e opozitës dhe po shkelin ligjin. Rama theksoi se ata do përfundojnë në burg, por në rast se nuk përfundojnë në qeli nuk do të shkelin më kurrë në administratë.
“Unë dua të them një gjë këtu, për ata që janë punonjës bashkish. E thash edhe dje po e them edhe sot se ne do t’i marrim të gjitha bashkitë. Në asnjë nga bashkitë që ne sot nuk drejtojmë nuk do të largohet nga puna asnjë grua dhe asnjë vajzë, do të vazhdojnë të punojnë atë. Nuk duhet ta kenë fare problem se do të shkojmë ne atje se do i nxjerrim nga puna. Asnjë grua dhe asnjë vajzë nuk do të preket në të drejtën për të vazhduar të punojë. Burrat tani sit të duan! Duan të dalin dhe të shkojnë pas berihait, le ta provojnë! Jo që një herë duke shkelur ligjin do të përfundojnë burgjeve, por edhe sikur të mos përfundojnë burgjeve nuk kanë për të shkelur kurrë më në administratën e shtetit sepse i kap dekriminalizimi”, tha Rama.
Më tej gjatë fjalës së tij Rama ka ironizuar Bardh Spahinë, i cili u arrestua pas incidenteve në Shkodër dhe më pas gjykata e la nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
“Kulmi ishte me njërin nga këta kur vajti në gjykatë dhe tha se: “U në nuk kam djegur gjë. Unë kam shkruar t’i qetësoj”. Ai i kishte marrë i dërgoi atje, i detyroi që ata të shkelin ligjin dhe ata përfundua në polici dhe ky thoshte “unë vajta ti qetësoj”. Kur gjejnë në fakt mirë ua bëjnë! Por unë dua të qetësoj të gjithë ata që janë demokratë dhe ata që nuk ushqehen nga Shqupi, ata që nuk marrin para për të ardhur për të gjuajtur me molotov. Falas për ata që jetojnë me punën e tyre. Si mundet t’iu marrë për hunde një grusht njerëzish që kanë hallet e tyre personale dhe hallet e tyre personale me drejtësi dua ti kthine në hall të të gjithë shqiptarëve? Si mundet të shkohet ne burg për fallxhoren? Si mundet të shkohet në burg për Lulzimin? Unë e dua por të sakrifikoj për të, kurrë! Si mund të bëhet kjo? Kjo nuk mund të imagjinohet!”/abcnews.al