Rama me kampionin nga Maqedonia: Do e shihni me flamurin e Shqipërisë në podiumin e Formula 1

schedule17:19 - 5 Tetor, 2020

schedule 17:19 - 5 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, Lirim Zenelin, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut i cili ka fituar garat në Formula 3 dhe Formula 4. Rama thotë se shpejt ai do të jetë duke mbështjellë flamurin e Shqipërisë në podiumin e Formulës 1.

“Fiksojeni mirë këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend, sepse një ditë do ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1. Ky është Lirim Zendeli, shqipe nga Maqedonia e Veriut, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2.

Më vizitoi sot për të biseduar me mua për planet e të ardhmes dhe më ka mbushur zemrën plot me kënaqësinë që më dha karakteri i tij mbresëlënës. Forca vëllaçko, Zoti i Shqiptarëve qoftë me ty deri në finish”, shkruan Rama./mv. abcnews.al