Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë e burgusura, 56 prej të cilave kanë përfituar nga amnistia.
Rama u shpreh se për këtë ka pasur edhe debat me ekipin, pasi ka kërkuar që numri i grave që lënë burgun të ishte më i madh.
“Kam bërë shumë debat me gjithë ekipin e amnistisë sepse do doja të kisha edhe më shumë ulje për ju. Jo për të justifikuar krimet, por për arsyen se unë besoj shumë fort se një grua arrin në atë ekstrem përjet fakrit që kryen një krim të rëndë, ka me siguri një arsye, një mijë e një plagë në mendje dhe shumë kujtime të hidhura në trup, që e çojnë në atë pikë. Megjithatë përtej kësaj duhet të them që predispozita e ministres ka qenë maksimale, por edhe kufizimi në këtë pikë i ka të gjithë arsyet legjitime ligjore dhe morale. Unë e çmoj shumë Etildën në këtë drejtim se ajo vjen nga një rrugë në karrierën e saj ku e ka nisur punën në anën e të drejtave të njeriut”, tha Rama./abcnews.al