Avokati Idajet Beqiri e cilëson pozitive nismën e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e Tik Tok, në kuadër të paketës për sigurinë në shkolla.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Tik Tok është mjet vrasës.
“Problemi është që siguria në shkollat tona ka qenë problermatike, kemi pasur fatkeqësi të rënda, që kanë përfunduar me humbje jete të fëmijëve. Kishte ardhur koha që për sigurinë në shkolla, në rrugë, duhen marrë masa të forta. Unë e shikoj si nismë shumë të mirë, që po vlerësohet dhe investohet në shkollat tona, siguria, që të ketë kontroll të plotë. Në këtë kuadër, është edhe kjo masat e bllokimit të Tik Tok. E shikoj si hap pozitiv. Tik Tok është mjet vrasës për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për vende të mëdha, Franca, Spanja”, theksoi ai./abcnews.al