Rama mbyll fushatën në Lushnjë/ Balluku: Më 11 maj, do të hapet kapitulli i Shqipërisë evropiane

schedule18:26 - 7 Maj, 2025

schedule 18:26 - 7 Maj, 2025

LUSHNJË- Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, gjatë turit elektoral në Lushnjë  u shpreh se me 11 maj, Shqipëria do të hapë kapitullin europian.

“Ka Qenë një nga fushata më të bukur që kam bërë më të gjithë ju. Kjo ka qenë një rrugë e gjatë e bërë bashkë, për të kuptuar njëri tjetrit dhe për të shkëmbyer idetë që kemi për të ardhmen. Ju jeni punëtorë të mëdhenj.

Kemi një serë planesh për Lushnjën dhe Divjakës, për ta çuar bujqësinë në një nivel tjetër, ka ardhur koha që fermerët tanë të pushtojnë tregjet evropiane, ashtu siç ka ndodhur në fakt. Synimi i qeverisë në fund të 2030 të kemi arrit mbi 1 miliard euro eksporte bujqësore.

Më 11 maj, një kapitull i ri do të hapet. Kapitulli i Shqipërisë evropiane. Ky mandat i katër nuk është mandat si gjithë të tjetër, jemi pranë një hapi historik. Edi Rama dhe PS përfaqësojnë të gjithë shqiptarët.

Jemi gati për të hapur kapitullin e Shqipërisë Evropiane. Kemi mbjell farën e Shqipërisë evropiane. Në 11 maj, jo me drapër, por me autokombajnë drejt kutive të votimit për të korrur fitoren më të madhe në qarkun e Fierit. Na takon ne që të kemi fitoren më të madha.”, tha Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!