Rama mbush me dhurata kryeministrin e Holandës

schedule22:06 - 10 Nëntor, 2021

schedule 22:06 - 10 Nëntor, 2021

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ishte i pranishëm në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Së fundmi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet teksa i jep disa dhurata homologut të tij holandez.

Disa nga dhuratat ishin një libër për kolonelin e famshëm holandez, Tomson, si dhe disa shishe vere. Këto dhurata Rutten i ka pritur me shumë gëzim.

Biseda e plotë:

Rama: Kjo është vizita jote e parë, 2015-a. Duhej të vije që në 2015-ën, po nuk erdhe, kështu që kjo është dhurata e vizitës tënde të parë. Po te pret qysh prej 2015-ës. Ky është koloneli i famshëm holandez, Tomson.
Rutte: Po, absolutisht. Kaloj çdo të shtunë me biçikletë nga statuja e tij, pranë nipit tim, në Thomsonplein (sheshi “Tomson”). Është fiks e njëjta pamje si këtu.
Rama: Kjo është një poezi, një elegji kushtuar atij nga një prej figurave tona më të rëndësishme historike, i cili ishte përkthyes, shkrimtar, poet, kryeministër dhe përfundoi kryepeshkop…
Rutte: Oh, ç’karrierë!
Rama: Ai ishte njeriu që shpalli pavarësinë e kishës ortodokse shqiptare. Një burrë i madh. Kjo është dhurata e vizitës së parë. Kurse kjo është e imja. Është prodhim i imi… Europa… Si BE-ja natën… Është diçka e thjeshtë.
Rutte: Qenka brenda në kuti. Këto janë butona për mansheta.
Rama: Po, butona me shqiponjën shqiptare.
Rutte: Janë me shqiponjën shqiptare. E keni edhe sipër derës
Rama: Praktikisht, kjo është shqiponja e Skënderbeut dhe helmeta e Skënderbeut.
Rutte: …dhe këto u kthyen pas vitit 1990?
Rama: Po.
Rutte: I ke dizenjuar ti?
Rama: Po.
Rutte: Kjo është çanta numër një.
Rama: Kjo është e vizitës së dytë Mark. Është në vitin 2017. Ky është një libër për Tomsonin…
Rutte: Vizita e dytë…
Rama: Vizita e dytë. Këtu ke një letër prej meje, të 2017-ës, që ka shpjegime për Tomsonin, Shqipërinë e gjithçka tjetër.
Rutte: E mrekullueshme! Pra, Tomsoni është i famshëm këtu?
Rama: Po. Ka edhe një statujë në Durrës. Kjo është vizita e tretë, Mark, 2019-a. Kjo është vera ime. Unë bëj shishet, një mik i imi bën verën. Kjo është një kravatë, që ti nuk e vë, po mund ta mbash në zyrë si vepër arti.
Rutte:. Shumë e bukur.
Rama: Po nuk e mban.
Rutte: Nuk e mbaj dot kur takoj mbretin…
Rama: Nejse, kur të gjesh rastin, vëre…
Rutte:. Është me vizatimet e tua?
Rama: Po, po. Dhe e fundit është e vizitës së sotme. Për vizitën sot, është ky libër i jashtëzakonshëm, që ka dalë javën e kaluar në Holandë. Është diçka e jashtëzakonshme rreth Shqipërisë përpara rënies së komunizmit. Është historia e një familjeje gjatë komunizmit.
Rutte:. Është përkthyer në holandisht?
Rama: Po.
Rutte: … dhe e ka shkruar një profesore e teorisë politike në London School of Economics.
Rama: Do të të pëlqejë shumë. Këtu ke një dedikim të gjatë. Vizita e katërt ka dedikim të gjata.
Rutte: Faleminderit.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!