“Rama mbron sërish Serbinë”, mediat në Beograd jehonë deklaratës së kryeministrit

schedule17:52 - 6 Korrik, 2022

schedule 17:52 - 6 Korrik, 2022

Mediat serbe i kanë bërë jehonë deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një intervistë për gazetën holandeze “Volkskrant”.

Mediat shkruajnë se kryeministri shqiptar mbrojti sërish Serbinë, kërkoi që BE të jetë e kujdesshme dhe të mos kërkojë nga Beogradi diçka që nuk mund ta përmbushë në raport me Rusinë.

Lexo edhe: “Ballkani me 6 vendet më të çmendura”, Rama për “De Volkskrant”: BE frikë nga “veto” nëse zgjerohet, e pamundur të funksionojë

“Serbia nuk mund të heqë qafe shpejt varësinë e saj kryesisht nga gazi rus, por ka votuar tre herë kundër pushtimit rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara. Kjo është unike dhe e re, askush nuk e priste këtë. Megjithatë, Ballkani mbetet një rreth i pambrojtur. Lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet lehtësisht dhe madje të çojë në një konflikt të hapur – tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!