Kryeministri Rama distancoi gazetarët nga publikimi i informacioneve qe nxjerrin sekret hetimor. Në konferencën për të drejtën e informimit, kreu i qeverisë bëri përgjegjës elemente brenda institucioneve te hetimit qe perdorin gazetarë të caktuar per te nxjerre lajme te tilla.
Lidhur me këtë është diskutuar dhe në emisionin “Real Story”, ku analisti Skënder Minxhozi ka ndarë të njëjtin mendim, duke thënë se faji duhet të drejtohet te instancat më të larta.
Ai theksoi se duhet të shikohet faktori i tretë, që është kampi përballë, pasi të gjithë do të donin ta shihnin në kthetrat e SPAK, kundërshtarin e tyre. Si pasojë, analisti tha se këtu luhet me shumë porta dhe kthesa.
“Duhet të themi që çdo lajm që del ka rëndësinë e vetë, edhe kur ai del i paverifikuar në formën e një thashethemi, ndoshta shtohen dhe hiqen emra rrugës.
Studiot kanë diskutuar shumë në lidhje me fatin e Ilir Metës, do arrestohet tani, do arrestohet pastaj, është nën hetim këtu, është çështje ditësh, javësh, orësh. Është kthyer gjithçka në një domen publikë ndërkohë duhet të ishte një sferë hetimi për arsye se janë njerëz që mund të largohen kur dekonspirohen lajmet. Megjithatë, ne si gazetarë që jemi duhet ta theksojmë që faji nuk qendron te ata që njihen si punëtorët e medias, pra gazetarët, por faji duhet të drejtohet te instancat më të larta.
Kur vijmë te emrat sensitivë, ne këtu jetojmë dhe shohim, edhe futen disa duar që me botën e hetimit nuk kanë shumë lidhje. Është faktori i tretë, i kampit që qendron përballë, qoftë ky majtas, qoftë ky djathtas, janë ata që kundërshtarin e tyre do të donin ta shihnin në kthetrat e SPAK. Këtu luhet me shumë porta, me shumë kthesa. Prandaj, krijohen dhe gjysmë të vërteta që shërbejnë si të vërteta qoftë dhe për një pasdite, por ky është një problem që rëndomtë kthehet në bomerang. Ky është problem i medias, i gazetarëve për atë që botohet“, tha ai./abcnews.al