Rama, mbledh sot kryebashkiakët socialistë

schedule09:42 - 22 Tetor, 2021

schedule 09:42 - 22 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryetarët e bashkive të vendit. Gazetarja Esiona Konomi bën me dije për abcnews.al se takimi do të mbahet në orën 12:00.

Ende nuk dihet se kush do të jetë fokusi i diskutimeve. Sakaq, ky takim vjen pas atij të korrikut, ku u përjashtua Fatos Tushe, pas arrestimit nga SPAK.

Asokohe, Rama i paralajmëroi kryebashkiakët se nuk do të mbrojë asnjë prej tyre nëse kapen me shkelje dhe abuzime me postin e tyre. g.v/abcnews.al