Bushati në Kryesinë e re të PS-së? Rama: Ka kohë deri të premten! Ja si do i vlerësojmë ministrat

schedule18:38 - 6 Tetor, 2020

schedule 18:38 - 6 Tetor, 2020

Kryesocialisti Edi Rama mbrëmjen e sotme mblodhi në selinë e PS-së shtabin elektoral të partisë në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Kreu i qeverisë njoftoi se pas pak ditësh socialistët dhe jo vetëm do të kenë mundësi që të vlerësojnë punën e ministrave online. Por për cfarë u diskutua konkretisht në takimin e sotëm?

Ne vijojmë punën, diskutojmë për gjendjen në të gjitha aspektet për një ndërveprim të ri me anëtarësinë që ka filluar që të marrë ato kodet dixhitale për të dhënë vlerësimet. Pas pak ditësh do të dalë edhe vlerësimi, kërkesa për vlerësim për ministrat që do të jetë edhe përtej anëtarësisë.

Cdo kush që është i interesuar do të mund të hyjë për të bërë vlerësim. Ndërkohë që përgatisim edhe hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në parlament”.

Por a është i kënaqur Edi Rama me rezultatet? “Është çështje e një diskutimi të brendshëm. Marrëdhënia e institucioneve në territor me qytetarët. Është një proces që vijon”.

I pyetur nëse i ka përzgjedhur emrat për kryesinë e re socialiste, teksa të premten do të mblidhet Asambleja, Edi Rama tha “Nuk do të flas sot për atë që do të ndodhë të premten, se deri të premten ka shumë kohë për shumë gjëra të tjera” përfundoi ai.

Por a do të jetë Ditmir Bushati në këtë listë? “Ah faleminderit” ishte përgjigja e kryeministrit duke e shmangur./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!