Modernizimi i infrastrukturës kombëtare përmes buxhetit 2018 ishte tema për të cilën Edi Rama thirri në diskutim përfaqësues të kompanive dhe sipërmarrjeve. Kryeministri u ndal gjatë te rrugët, për të cilat dikur ironizonte paraardhësin e tij.
Financimi i këtyre projekteve nuk do të jetë i lehtë, siç pranoi edhe vetë kreu i Qeverisë, ndërsa u rikujtoi kompanive se në dy vitet e para duhet të hedhin vetë paratë.
Një investim i tillë në infrastrukturë, sipas Ramës, do të sjellë zhvillim social të zonave në të cilat do të ndërhyhet.
Akset që ndihmojnë turizmin do të përfitojnë edhe ndriçimin gjatë natës, tregoi Kryeministri, ndërsa u justifikua me ish-aleatët kur pranoi se kishte dështuar në këtë drejtim.
Tani që duart në tepsi janë vetëm të tijat, Rama nënvizoi se një fond i konsiderueshëm investimesh janë parashikuar edhe përsa i përket rrjetit të ujësjellësave./abcnews.al
https://youtu.be/C57OCWxS6Ao