Rama mbledh deputetët në Elbasan/ Elezi: PS funksionon si një makineri, opozita s’ka asnjë motiv të brendshëm

schedule13:37 - 13 Shtator, 2024

schedule 13:37 - 13 Shtator, 2024

TIRANË– Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, komentoi zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet e partive për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025.

Ai fillimisht u ndal tek kampi socialist, që sipas tij, duket që është shumë herë më i organizuar se opozita. Sipas Elezit në ndryshim nga opozita, PS-ja ka një organizmi me shkallë të gjerë kombëtare dhe strukturat e saj janë gjatë gjithë kohës në punë.

“Ajo çfarë ajo po bëjnë është shtrirja e një organizimi në shkallë kombëtare, i cili në themel të vet ka interesin e strukturës për të mbajtur pushtetin. Kundërshtari përballë është shumë i dobët. Nga ana teknike, PS ka njerëz profesionistë. PS këto detyra i kryen, kontingjentin e ka, organizmin e ka. Ajo funksiononte si një makineri”, tha ai.

Ai theksoi se vetë opozita e pranon se në betejat elektorale nuk mund të fitojnë dot përballë Ramës.  Kjo qasje shtoi Elezi nuk krijon motiv të brendshëm tek radhët e saj .

“Opozita nuk ka më motiv të brendshëm. Këta vetë e pranojnë se nuk mund ta mundim Ramën, atëherë si i motivon  ti njerëzit. Duke mos pasur motiv pse, do kemi një braktisje të madhe të Berishës. Elektorati e kupton se ai nuk ka këtë hall, por hallin e familjes së vet. Halli i familjes së tij nuk është halli i shqiptarëve”, u shpreh ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!