Rama: Mbani maskën, ndryshe do na duhet të mbyllemi sërish

schedule16:37 - 19 Tetor, 2020

schedule 16:37 - 19 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar respektimin e masave anti-covid për të shmangur një mbyllje të dytë. Nga Lezha ku foli për sfidat që hasin fëmijët në klasa kolektive, Rama theksoi se tashmë mësuesit po përballen me një sfidë të dyfishtë për edukimin e fëmijëve si dhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e distancimit social.

Kreu i qeverisë deklaroi se është mjaft e rëndësishme rëndësia e zbatimit të tre masave: mbajtja e maskës, ruajtja e distancës dhe larja e duarve.  Ai tha se është koha të ndërgjegjësohemi për të mirën kolektive dhe të heqim dorë nga mendimi se shkeljet e një individi nuk mund të sjellin një mbyllje të dytë, pasi e cilësoi luftë kolektive. Rama u shpreh se një mbyllje e dytë do të kishte pasoja më të rënda se ajo e para.

“E fundit që kam lidhet me sfidën e jashtëzakonshme të përditshme të të gjithë sistemit arsimor që çdo ditë duhet të përballojnë ngarkesën e dyfishtë si rezultat i kësaj situate. Ngarkesën për të qenë dyfish prindër në raport me fëmijët dhe vigjilent në çdo moment, më shumë se çdokush sepse jo vetëm janë në kontakt me shumë fëmijë dhe familje por dhe sepse kanë detyrën më të vështirë që t’iu bëjnë fëmijëve sa më të lehtë dhe të kuptueshme pse nuk duhet të përqafohen me njëri-tjetrin ndërkohë që fëmijët janë mësuar për të bërë të kundërtën. Nga ana tjetër është një sfidë e jashtëzakonshme për të garantuar në kushte të mundshme dhe të pamundshme sepse jo të gjitha shkollat i kanë kushtet që këto rregulla të zbatohen pa vështirësi të madhe. Falë skuadrave dhe drejtuesve të shkollave rregullat po respektohen më së miri. për të gjitha këto besoj se mësuesit, mësueset, drejtuesit e shkollave sot janë krahas mjekëve pjesë e frontit të parë.

Nëse mjetë luftojnë virusin në organizëm, mësuesit pengojnë që zinxhiri i infeksionit të shtrihet dhe të prekë shumë njerëz. Është moment të bëhemi të vetëdijshëm se çfarë rreziku po kalojmë. Mund të na duhet të mbyllemi përsëri dhe një mbyllje përsëri do ishte problem dhe me shumë pasoja se mbyllja e parë. Këtë rrezik e shmangim duke mos shmangur atë që bëjmë në të përditshmen tonë duke mos shmangur bezdinë të vënies së maskës, të ruajtjes së distancës, të mos shkuarjes në clube dhe restorante kur nuk është e nevojshme. Janë vetëm tre. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancën dhe të lajmë duart sa më shpesh. Janë kaq të vogla në raport me dëmin e jashtëzakonshëm që mund të kemi në rast se mbyllemi përsëri. Ashtu nuk duhet të thotë se nuk jam unë që do sjell mbylljen. Kjo nuk është një lojë dhe një grip i zakonshëm dhe me gripin e stinës e dëmtojnë organizmin dhe virusin mund të jetë fatal”.tha Rama. / mv abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!