Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratës së bërë një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta se nëse Rama merr 71 mandate, ai do të largohet nga posti. Rama u shpreh se Meta po i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin mes tij dhe drejtësisë.
Ai shtoi se marrëveshja enjë dite më parë mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, është një plan “për të lidhur Lulim me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit”, Rama tha se përmes këtij plani synohen dy gjëra: Shpërbërja e reformës në Drejtësi ose koka e Lulit.
“Ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin me drejtësinë apo me Ilir Metën. Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës kjo është e qartë për ata që shikojnë përtej asaj që duket. Marrëveshja e djeshme tregon planin pse u firmos marrëveshja dje.
Si mund të firmosin një marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç. Firmën një marrëveshje noteriale. Është pjesë e planit për lidhur Lulim me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose për të marrë kokën e Lulit”, tha Rama./mv.abcnews.al