Kryeministri Edi Rama, nga Rrogozhina gjatë një takimi me fermerë të zonës nuk ka hezituar të sulmojë sërish opozitën.
Rama e ka cilësuar kryedemokratin Lulzim Basha “një kukull” që sipas tij kurdiset nga Sali Berisha. Kryeministri ka dënuar gjithashtu deklaratën e Berishës për vaksinën kineze.
Lexo edhe: “Më kërkoi ta ndihmoja për të vaksinuar mësuesit”, Rama zbulon mesazhin nga Albin Kurti
“Tani Saliu është për shkesë, bashkë me Ilirin dhe Monikën, kanë nxjerrë një Gjino atje me demek si fytyrë e re dhe thonë hajde ti japin një nuse gjinor. Nuk bëhet kështu. Për të shkuar te ardhmja duhet fituar çdo betejë nervash dhe stresi. Çdo betejë që ka të bëjë me ndarjet nga zakonet e të shkuarës, me durim dhe punë. Kjo është gjëja që na dallon ne nga ata. Kjo është çështje karakteri. Vendosmëria është karakter ashtu sikundër edhe durimi është karakter. Në këtë përballje është shumë e qartë. Shikoni çfarë bëjnë. Si mundet ti besohet për një moment fati i këtij vendi, a ardhmja një njeriu i cili është vënë aty si kukull. Një kukull që qesh, gënjen pa asnjë gajle.
Një kukull që s’ka kurajo të thotë asnjë fjalë, ai që e kurdis Saliu, del bën thirrje për mosbërjen e vaksinës, duke u thënë njerëzve se vaksina të vdes. Bën thirrje duke thënë se vaksinat janë të skaduara. Se vaksinat i vdesin 60 vjeçarët dhe ky tjetri nuk flet fare. Sikur të dilte një nga skuadra jonë, sado të dyshimtë për këtë betejë për këtë armë që është e vetmja që ka njerëzimi sot në dorë dhe unë të lija pa folur.
Ai doktori tjetër Peo Vasili nuk ka lënë dot pa u thënë njerëzve atë që nuk duhet të thoshte. Gjithë kohës vetëm zi, duke futur dyshime në shpirtin e njerëzve të zakonshëm”, tha Rama. g.v/abcnews.al