Rama: Bozo përfaqësuese e pensionistëve në Kuvend, do na shkulë veshin me kujdes që të mos na e këpusë

schedule10:43 - 5 Mars, 2021

schedule 10:43 - 5 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama e prezantoi Luljeta Bozon si kandidate për deputete në Kuvend jo vetëm për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tërmetit por si një përfaqësuese të kategorisë së pensionistëve, gjysheve dhe gjyshërve. Rama tha se ajo do të jetë në Kuvend për t’i shkulur veshin atyre që gabojnë. Ajo e cilësoi Bozon një simbol të përpjekjeve solidare të shqiptarëve që u bënë bashkë në momentet e tmerrshme pas tërmetit.

“Nëse dikush mendon se ne morëm paratë me thes në Bruksel dhe erdhën këtu duhet të dijë që paratë e dhëna nga donatorët administrohen po nga donatorët. Projektet I bën Bashkimi Europian. Në gjithë këtë proces ne dhe kemi mësuar. Ne kemi rritur më shumë. Në aspektin që larg qoftë të ndodhë prapë dhe do na jepej mundësia të fillonim aty ku filluam do e bënim më mirë.

Përsosmëria nuk arrihet kurrë por të metat dhe gabime janë të pashmangshme. E rëndësishme është të mos bëjmë të njëjta gabime por të bëjmë gabime të reja. Të falënderoj shumë që u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove nuk the jo për të qenë pjesë e skuadrës sonë të 25 Prillit.

Ne do kemi një përfaqësues të një shtrese të gjerë shoqërore të gjyshërve dhe gjysheve që ka akoma shumë për të dhënë që nga eksperienca e vet jo vetëm si nënë, gjyshe dhe stërgjyshe do jesh një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin me kujdes që të mos e na e këpusësh.

Luljeta është simbol i përpjekjes solidare i shqiptarëve që u bënë bashkë në ato momente të tmerrshme dhe mishërimi i ambicies sonë të dëshirës së madhe që skuadra jonë në parlament të jenë sa më shumë në sinkron me njerëzit. Për herë të parë në këtë histori pensionistët do të kenë njeriun e tyre aty. Kur kam thënë që do kemi njerëz të rinj nuk kam pasur parasysh moshat e reja”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!