Rama, Linda dhe Zaho vizitë në Pallatin Apostolik, dhuratat që shkëmbyen me Papa Franceskun

schedule16:28 - 27 Nëntor, 2021

schedule 16:28 - 27 Nëntor, 2021

Gjatë vizitës në Itali Kryeministri Edi Rama bashkë me bashkëshorten Linda Rama dhe djalin e tij Zaho u pritën në një takim të veçantë nga Papa Francesku, në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

Ky është takimi i dytë që Kryeministri Rama zhvilloi me Atin e Shenjtë. Biseda e përzemërt mes tyre, u fokusua në marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë dhe vullneti i përbashkët për forcimin e tyre të mëtejshëm.

Në shkëmbimin tradicional të dhuratave, Papa Françesku i dhuroi Kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi të Noah, disa dokumente papale, ndër të cilat mesazhin e këtij viti për Ditën Botërore të Paqes. Nga ana e tij, Kryeministri Rama i dhuroi Papa Franceskut mes të tjerash një letër të njohur të At Gjergj Fishtës.

Më herët, Kryeministri u prit nga Eminenca e Tij, Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së Tij, të cilin kryeminisri e nderoi me dhënien  e Kordonit të Madh me Yllin “Benemerenti”, në një ceremoni të posaçme.  Duke falenderuar në emër të përfaqësuesve të lartë të Sekretarisë së shtetit, Kardinali Pietro Parolin u shpreh se “Ky gjest shpreh mirënjohjen për atë çka Selia e Shenjtë, Papa dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë bërë dhe po bëjnë për Shqipërinë dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.”

Kryeministri Rama u prit gjatë kësaj vizite nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së tij. Më herët ata kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë personazhe të rëndësishme të Selisë së Shenjtë.

Së bashku kanë vendosur lule edhe në varrin e papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Alban, në Vatikan.

Rama ndodhet sot në Romë, në kuadër të përvjetorit të 30 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëri-Seli e Shenjtë. Ai ka zgjedhur që t’i bashkohet një ceremonie në kuadër të kësaj dite që po mbahet në Romë, bashkë me familjen e tij. Në fjalë e tij ai u ndal e ndërprerja e marrëdhënieve gjatë regjimit komunist, ku theksoi se ata që e pësuan më keq ishin pikërisht katolikët. be.k/abcnews.al