Irena Beqiraj, ish-zëvendës ministre e Financave dhe njëherësh ish-drejtoreshë e Doganave në qeverinë Rama, ishte e ftuar në “Provokacija”.
Mes të tjerash, Beqiraj u ndal edhe njëherë te largimi i saj nga posti i zëvendës ministres në vitin 2017. Ajo u shpreh se vendimi i asaj kohe i befasoi të gjithë, por sipas saj më vonë kuptoi që kishte dështuar në të mësuarin e sjelljes politike dhe se nuk ishte akomoduar dot.
Ndërkohë, për Edi Raman si lider nuk kursen aspak kritikat. Sipas saj, në fillimim kishte pritshmëri të larta, por tashmë Rama do të jetë lideri i fundit i tranzicionit.
Pjesë nga biseda në studio:
Beqiraj: Jam dorëhequr në gusht të 2017-ës. Mund të biesh dakord të dorëhiqesh me shkarkim. Unë kam ikur në një mënyrë të papritur, nuk e kam diskutuar as me familjen. Shumë nga miqtë që punonim bashkë janë ndjerë të çuditur edhe vetë e kisha të vështirë se çfarë ndodhi dhe pse e kisha marrë këtë vendim.
Nano: Mund ta shpjegoni publikisht
Beqiraj: E kisha një arsyetim pse e kisha marrë, më vonë lexova “Pushteti i të menduarit, pa menduar” dhe e kuptova që në vitet që unë punova në qeveri, që kam shërbyer si zv.ministre, si këshilltare e kryeministrit, si drejtoreshë e doganave mund të them që kam dështuar në të mësuarit të sjelljes politike në ato qarqe. Për këtë arsye nuk u akomdova dot. Unë kam patur pozicione politike, por më shumë isha me kapacitet teknik, megjithëse funksioni ishte edhe politik.
Nano: Juve ju zgjodhi Rama?
Beqiraj: Po unë kam qenë një zgjedhje e Ramës.
Nano: Ju vjen mirë për këtë?
Beqiraj: Më vjen mirë se zoti Rama ka treguar vlerësim. Unë jam shumë mirënjohëse për këtë .
Nano: Çfarë mendoni për Ramën? Këtë pyetje nuk e prisnit
Beqiraj: Nga ana njerëzore unë kam një mendim tërësisht pozitiv për zotin Rama. Marrëdhënia jonë ka qenë e një respekti reciprok tërësisht profesionale. Si lider kam shumë vërejtje, për mënyrën se si drejtim. Si lider në të gjitha. Gjithmonë kam shpresuar, dhe kam menduar që Rama do të ishte lideri që do të hapte një epokë të re, por në rastin më të keq do të mbetet lideri i fundit i tranzicionit.
Nano: Sa vjet keni shërbyer?
Beqiraj: 3 vjet e gjysmë…
Nano: Është shumë, ekonomia sot është keq, është edhe përgjegjësia juaj?
Beqiraj: Po është edhe përgjegjësia ime, megjithëse unë nuk kam qenë në rol vendimarrës. Ajo që arritëm të ndërtonim, unë e quaj ekomonimë e pazarit jo të tregut. Kështu që kemi nevojë për një reflektim të thellë, dhe për reforma. Nuk është vetëm faji i Rilindjes, por të gjithë qeverieve qe e kanë drejtuar ekonominë me një vizion shumë të shkurtër. Një budalla nuk shikon dot pemën që shikon një i mençur dheunë mendojs se ne ishim budallenjtë. Nuk shikonim dot të njëjtën pemë te Gent Cakaj që shikonte Edi Rama. Por kur vjen puna në parti duhet të ketë standarte. Unë sot nuk pranoj asnjë post pa kontribuar në PS dhe jo rastësisht nuk jam asnjë post, dhe nuk jam deputete.
/abcnews.al