Rama “lëshon” gojën në ceremoninë për kampionen: Cinikë dhe tallje trapistë

schedule12:07 - 23 Gusht, 2022

schedule 12:07 - 23 Gusht, 2022

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ashpër kritikëve në ceremoninë e nderimit për kampionen e Europës, Luiza Gega. Të shumtë kanë qenë ata që kanë akuzuarv kryeministrin dhe qeveinë që nuk e kanë mbështetur sportisten. Rama i quajti cinikë, ndërsa kujtoi se Shqipëria ka një kampione, ku pistën e parë të atletikës e ka ndërtuar tani.

“Ti hyn në një kënd shumë specifik si parakumtuese e një Shqipërie ku shumë më tepër vajza dhe djem, do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni tallje trapistët me kombin dhe me çdo normën morale de etike të traditës shqiptare.

Shumë vajza dhe djem që janë regjistruar në lëvizjen e re olimpike që do të nisë këtë shtator nga shkollat dhe universitetet. Një kalendar që për herë të parë do të ketë lëvizja sportiste në Shqipëri jo thjeshtë për të fituar, por për të ndryshuar në raport me jetën shoqërore dhe gjithë tundimet dhe sfidat që sjell teknologjia.

Të jesh kampione europiane në një vend që pistën e parë të atletikës e ka ndërtuar tani do të thotë t’i thuash të gjithëve që asnjë sado objektive dhe asnjë distancë nuk të pengon të ngjitesh në majë nëse je i vendosur të ngjitesh dhe të paguash çmimin e sfilitjes, të gjakut dhe djersës”, tha Rama.

Rama nderoi sportisten me titullin “Kordoni i Madh i Yllit te Mirënjohjes Publike” . “Nuk ka asnjë shpërblim financiar që mund ta shpërblejë Luizën për atë që i ka dhënë kombin. Dhe kjo medalje, Kordoni i Madh i Yllit te Mirënjohjes Publike është thjeshtë shprehja e mirënjohjes, por nuk e kompenson dot. S’ka shpërblim që mund të kompensojë, sflitije, jakun, lotët dhe djersën. Kjo medalje është bërë për figura të larta shtetërore. Ty të takon më shumë se kushdo tjetër”, deklaroi kryeministri.

Luiza Gega fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih. Gega u shpall kampione në 3,000 metra me pengesa me kohën 9’11”31. sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme duke thyer me 6 sekonda rekordin të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!