Rama kujton protestën e studentëve: Mos e braktisni politikën në një grusht politikanësh

schedule12:39 - 15 Janar, 2022

schedule 12:39 - 15 Janar, 2022

Në 30-vjetorin e themelimit të FRESSH, kryeministri Edi Rama ka kujtuar protestën e studentëve në vitin 2018. Përpara të rinjve socialistë, Rama tha se studentët u derdhën lumë nëpër Tiranë dhe kërkesat e tyre ishin legjitime.

“Studentët u derdhën lumë nëpër Tiranës për disa kërkesa që ishin jo vetëm legjitime, por edhe të njohura prej kohësh edhe nga ne. Të gjithë binim dakord që duheshin zgjidhur, ajo që ata realizuan me atë protestë ishte vendosja për zgjidhje e atyre problemeve të njohura, në atë moment në tryezë e qeverisë. Problemet ishin të njohura, qeveritë edhe më parë, edhe e jona i dinte.

Por mrekullia e demokracisë dhe politikës, e të marrurit me politikë, jo si politikan është pikërisht kjo, se ndërkohë që qeveria e di, e konsideron që është e drejtë, ti bashkohesh me të tjerët dhe thua jo nuk ka tjetër më të rëndësishme dua të zgjidhet kjo. Si mundet një student ta zgjidhë vetën çështjen e ngrohjes sado të drejtë të ketë. Po nuk u mor me politikë, që  do të thotë të flasin bashke më tjerët dhe të krijojnë një bashkësi të atij momenti, për t’ju kërkuar llogari politikanëve”, tha kreu i qeverisë.

Lexo: 8 janari, Rama: Si në mesjetë, godina e PD u kthye në kështjellë

Rama i këshilloi të rinjtë gjatë fjalës së tij që të merren me politikë, duke e konsideruar si gabim të rëndë braktisje e kësaj të fundit vetëm në një grusht politikanësh.

“Braktisja e politikës vetëm në një grusht politikanësh është gabim i rëndë”, tha Rama. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!