Rama kujton masakrën e Srebrenicës

schedule10:00 - 11 Korrik, 2021

schedule 10:00 - 11 Korrik, 2021

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një postim në Facebook ka kujtuar masakrën e Srebrenicës. “11 korrik, 26 vjet nga genocidi i Srebrenicës” shkruan Rama duke e shoqëruar postimin me foton e një gruaje që vajton në varreza humbjen e të afërmve.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytet që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara.

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara në fillim të muajit të kaluar vendosën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Akuzat ndaj tij përfshinin edhe masakrën e Srebrenicës./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!