Rama kthehet në Universitetin Bujqësor

schedule12:19 - 16 Tetor, 2017

schedule 12:19 - 16 Tetor, 2017

 

Në ditën e parë të vitit të ri akademik, Kryeministri Edi Rama u rikthye në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nga i cili kërkoi që t’i rikthehej prodhimit dhe shitjes së dijes. Qeveria është e gatshme të shpërblejë financiarisht çdo konsulencë, shpjegoi Rama. Ai shtoi gjithashtu se çlirimi i hapësirave të Universitetit Bujqësor do të vijojë.

U rikthye në Universitetin Bujqësor të Tiranës për t’u propozuar studentëve dhe pedagogëve një marrëveshje të re.

Kryeministri u tregua i gatshëm të shpërblejë financiarisht çdo konsulencë, gjë që u prit me duartrokitje nga studentët dhe pedagogët.

Nga ana tjetër, Rama pohoi se do të vijojë puna me çlirimin e hapësirave të zaptuara brenda territorit të Universitetit Bujqësor, ndërsa premtoi se transformimi do shndërrojë atë në një model për universitetet në rajon.

Në ditën e parë të vitit të ri akademik, Kryeministri u shpreh i kënaqur me funksionimin e reformës në arsim.

Në fund, u rikujtoi edhe njëherë thelbin e marrëveshjes që u propozoi në fillim

https://youtu.be/ZC8DOCJG6CM

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!