Rama-kryebashkiakëve demokratë: Mos bini viktimë, nuk ju nxorri PS nga gara

schedule16:50 - 14 Qershor, 2019

schedule 16:50 - 14 Qershor, 2019

Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit të kryetarëve të bashkive që drejtohen nga opozita për t’iu bindur dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë që t’i referohen ligjit dhe se janë liderët e opozitës që i kanë nxjerrë nga gara.

“Kryebashkiakë demokratë! Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet. Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë. Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan Rama në Twitter.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!