Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me mënyrën e vendosjes së maskës. Teksa inspektoi punimet në Shijak për banesat e dëmtuara nga tërmeti, Rama u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana, kreu i qeverisë u tërhoqi vëmendjen këtij të fundit për vendosjen e maskës në formë të gabuar.
Rama: Gjyshja ime thoshte që jo të gjitha të këqijat vijnë vetëm për keq. Hoqët keq në këtë fazë por në fund të tetorit do e keni shtëpinë më të mirë dhe më të fortë.
Arbana: Çështja e rindërtimit vazhdon në të gjitha njësitë administrative
Rama: Tani këtë maskën o vëre o mos e vër. Maska është edhe për hundën. Mos u bëj si Luli që e le maskën jashtë./mv. abcnews.al