Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama kritikoi ambasadorët/ Analisti: Diplomatët duhet të jenë në lartësinë e duhur

schedule18:50 - 8 Shtator, 2025

schedule 18:50 - 8 Shtator, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkon nga shërbimi diplomatik i Shqipërisë qe ne 4 vitet e ardhshme të fokusohet  te anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian.

Duke folur ne konferencën e ambasadoreve shqiptare, që nisi në Tiranë, shefi I qeverisë tha se anëtarësimi ne BE është një synim historik.

Rama kritikoi si hallke të dobët diplomacinë ekonomike.

Analisti Artur Nura, i ftuar në Tirana Live tha se kritika e kryeministrit Edi Rama për ambasadorët ishte e drejtë pasi pritet që ato të bëjnë më shumë në misionin e tyre diplomatik.

Kjo “shkundje” pohoi ai vjen në kuadër të objektivit të vendosur nga Rama, që Shqipëria në vitin 2030 të behët pjesë e BE-së.

“Besoj se do ketë ndryshme, por është një strategji e mirëmenduar, sa i takon objektivit për anëtarësim e Shqipërisë në BE brenda 2030.

Përgatitja e parë e këtij zhvillimi janë ambasadorët. Ka një qartësi strategjike që do t’i bëjnë të qartë ambasadorëve që të jenë në lartësinë e duhur.

Ambasadorët janë  kryeministrat e Shqipërisë në vendet përkatëse.

Janë të deleguarit e drejtpërdrejtë kryeministrit. Kritika ishte e drejtë dhe kritika është domosdoshmëri në raport me detyrat që u lindin atyre”, theksoi ai./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!