Rama këshillon Manastirliun: Vini disa karrige për ata që presin në radhë, i moshuari: O gjigant

schedule10:21 - 28 Mars, 2021

schedule 10:21 - 28 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama këshilloi ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të moshuarit të mos lihen në këmbë duke pritur në radhë por të vihen disa karrige. Rama u takua me të moshuarit e vaksinuar, prej të cilëve mori falënderime për nisjen e procesit të vaksinimit.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: U lodhët pak? Ja dhe pak

Ogerta Manastirliu: Vjen radha shumë shpejt

Edi Rama: Të kishim vënë atje te radha disa karrige

Ogerta Manastirliu: Po i vëmë, i vëmë, i kemi në fakt por i vëmë tani

Edi Rama: Të vendosen në rresht me karrige, që të rrinë karrige

I moshuari: O gjigant, njëmijë të bëhet dita

Edi Rama: Shëndet, shëndet

E moshuara: E dinim që do ia dilnit

Edi Rama: Faleminderit

E moshuara: E bëra vaksinën por nuk po iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, falënderimet më të mëdha. Në momentin e duhur, në vendin e duhur, Shqipërisë ju gjendët ju

Edi Rama: Lëri këto tani, shëndet, shëndet

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!