Rama krenohet me spanjollët që vizituan Shqipërinë: Mediat po i bëjnë jehonë bukurive tona

schedule15:04 - 12 Gusht, 2022

schedule 15:04 - 12 Gusht, 2022

Kryeministri Rama vijon me publikimin e shifrave të vizitorëve nga vendet e huaja në Shqipëri. Pas të dhënave të turistëve nga Holanda, Rama ka publikuar sot të dhënat mbi spanjollët që vizituan vendin.

Sipas tij, 18 820 spanjollë vizituan Shqipërinë nga 1 janari deri në fund të korrikut të këtij viti.

“18 820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër4 228vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi. Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë që të huajt vijnë në vend, shqiptarët duket se kanë zgjedhur plazhet e huaja për të kaluar pushimet për shkak të çmimeve të larta, shërbimit të dobët dhe pasigurisë këtu. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!