Rama: Krenarë që jemi në Këshillin e Sigurisë. Rutte: Ju bëtë shumë më tepër se sa të këndonit këngën e BE-së

schedule19:41 - 4 Korrik, 2022

schedule 19:41 - 4 Korrik, 2022

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Holandës, Mark Rutte, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit të tyre në Amsterdam.

Të pyetur nga gazetarët e pranishëm se duke parë rrezikun rus, a mundet që BE të bëjë me vendet e Ballkanit të njëjtën gjë që bëri NATO me Finlandën dhe Suedinë, kryeministri holandez tha se këto janë dy gjëra krejt të kundërta.

I të njëjtit mendim u shpreh edhe Rama i cili theksoi se Suedia dhe Finlanda do i japin shumë NATO-s, ndërsa Shqipëria dhe vendet e tjera që duan të aderojnë në BE më parë duhet të tregojnë veten.

Ndërkohë kryeministri Holandez vlerësoi presidencën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, duke thënë se ka bërë shumë më tepër nga sa pritej.

Pjesë nga konferenca:

Rama: Suedia dhe Finlanda janë një ndihmë shumë e vlefshme për NATO-n, jo vetëm që të jenë anëtarë të rinj, por anëtarë ekselencë. Integrimi i plotë në BE nuk është e njëjta gjë, pasi kjo kërkon të nxitë vende si ne, ti bëjë ato të rriten më pas ti bëjnë pjesë të tyre. Sa i takon asaj që i përket Maqedonisë së Veriut, dua të përfitoj nga ky rast se Macron, Michel dhe Marku kanë punuar 48 orë për të arritur një propozim final që trajtonte shqetësimet që kishte RMV. Propozimi përfundimtar është një propozim i ri i presidentit francez, Charle Michel dhe po ashtu e Markut që i dha një shtysë. Do të ishte në fakt për tu ardhur keq, nëse kjo do të haste pengesa. Besoj se parlamenti duhet ta bëjë këtë gjë, se nëse jo do të duhet shumë vite pritje. Sa i përket Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë jemi shumë krenarë që jemi atje. Ndihemi të përulur shumë për fjalët e mira që dëgjojmë për misionin tonë, nuk kemi asnjë dyshim për qëndrimin tonë, jemi në përputhje me atë që vendoset në nivelin e BE-së. E kemi të lehtë të jemi aty sëbashku me SHBA-të dhe si europianë krenarë.

Rutte: Keni bërë më shumë se sa të këndoni këngën e BE-së, keni qenë kyç në shumë çështje për ti bërë vendet bashkë, për shkak të diplomacisë shqiptare.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!