Rama krahason LSI-në me një insekt në Tropojë: Shumë shpejt zgjidhim çështjen e pronave!

schedule17:45 - 31 Tetor, 2020

schedule 17:45 - 31 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Tropojë ku u takua me përfaqësues të pushtetit vendor dhe bletarët tropojanë. Rama thumboi edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, teksa njëri prej tyre deklaroi se kanë hasur në vështirësi për shkak të një insekti që po përhapet në zonën e Shkodrës. Ai e paralelizoi këtë insekt pikërisht me partinë opozitare.

Biznesmeni: Ka potencial, por ka edhge vështirësi, sepse në zonën e Shkodrës ka rënë një insekt që quhet “cineti” i cili dëmton gështenjën. Ky insekt akoma nuk ka ardhur në Bajram Curr por shumë shpejt do vijë. Kjo bën që të villet fruti mirë. Sivjet Ministria e Bujqësisë hodhi një insekt të mirë dhe shpresojmë që kur të vijë në Tropojë ta përdorim edhe këtu që e ha atë insektin dëmtues.

Rama: Qenka si LSI ai insekti

Rama rekomandoi që mjalti i gështenjave të nisë të kultivohet me një strukturë të mirëorganizuar dhe logo të përbashkët që do rrisë edhe interesin e konsumatorëve për produktin. Ai tha se tani pritet të zgjidhet edhe çështja e pronave duke theksuar se deri tani në shumë zona nuk ka funksionuar ligji 7501 për shkak se qytetarët i kanë kthyer kufijtë ku i kanë pasur përpara pa konflikte.

“Punonin rrugëve dhe nuk e besonin se do të ndodhte dhe erdhëm në këtë ditë kur të gjithë ata që grumbullojnë gështenja të arrijnë këtu. Duhet një projekt që mjalti të magazinohet me një logo të përbashkët, të bëni një lloj kooperative për të krijuar një masë prodhuese më të madhe për të shkuar në tregje në eksport me një logo, mjalti i gështenjave të Tropojës. Ne do ju mbështesim pa diskutim. Bëjeni këtë projekt.

Bëni një pikë prodhimi, do jetë për ju një vlerë e shtuar, do jetë për tregun një vlerë e shtuar dhe për ata që do konsumojnë. Jemi të nderuar që mund t’iu ndihmojnë. Më të zgjuarit kanë filluar të kthehen. Tani do t’i japim drejtim punës me pronat sepse në shumë zona nuk ka funksionuar 7501 për faktin se njerëzit i kanë kthyer kufijtë ku i kanë pasur përpara dhe nuk kanë konflikte. Shumë shpejt do i japim zgjidhje“, tha Rama.

Gjatë një bashkëbisedimi me kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi Rama tha se zhvillimi sektorit turistik në Valbonë do të sjellë më shumë mundësi për qytetarët e kësaj zone, duke veçuar edhe rolin e aeroportit të Kukësit.

Rexhë Byberi: Në Tropojë po kthehet shpresa që nga viti 2016 e këtej. Dua të falenderoj vetëm për mbledhjen e gështenjës në mënyrë të veçantë. Tropoja ka resurse të papara. Të gjithë banorët janë ktrhyer bë vend. Kërkojmë të lidhemi me Plavën dhe Gucinë. Na ka ngelur një lagje brenda qytetit Bajram Curri që nuk shihet me sy.

Edi Rama: Do i bëjmë hap pas hapi. Unë e kam pasur bindje dhe as nuk e diskutoj që me fillimet e zhvillimeve turistike në Valbonë do rritet edhe mundësia për qytetarët dhe fermerët. Do duhet që të jetë i përpunuar. Se mund t’i çosh gështenjat edhe kështu por duhet diçka. Edhe aeroporti i Kukësit do ndikojë shumë. Mesatarja për një turist që vjen për 15 ditë me familjen është 45 minuta nga pika ku mbërrin në pikën ku ulet. Deri më sot ka pasur turizëm me një çantë mbrapa që nuk sjellin të ardhura. Në 10-vjeçarin që kemi hyrë do kthehen shumica./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!