Atë që kryeministri Edi Rama e ka përdorur si “metaforë” elektorale e ilustroi ditën e sotme në Kalanë e Beratit. Duke pasur parasysh shprehjen që ai ka përdorur duke krahasuar veten me kreun e PD, Rama i është drejtuar jo pak herë elektoratit që të zgjedhë gomarin që transporton drutë.
Duke u drejtuar nga gomari, Rama u shpreh se çështja nuk është ngjyra, por duhet zgjedhur ai që ecën përpara dhe mban ngarkesën, duke i drejtuar një pyetje ndjekësve në Facebook: Kë zgjidhni ju?
Pjesë nga biseda
Rama: Hajde pak këtu merre me vete atë. Si je
Punonjësi: Mirë të jesh ti, jemi edhe ne mirë. Kur je ti mirë, edhe populli shkon përpara
Rama: Çështja është kjo, ja ai i pari, ja i dyti. Kë zgjidhni ju? E shikoni nga ngjyra? E pysni me kë je? Jo more jo? Të parin dhe ecni përpara. Të dytin lëreni mbrapa. Ai i dyti ishte bosh.
/mv.abcnews.al