Rama krah Orban e Michel/ Foto familjare e takimit të Komunitetit Politik Europian

schedule15:20 - 7 Nëntor, 2024

schedule 15:20 - 7 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Budapest, Hungari, për të marrë pjesë në takimin e pestë të Komunitetit Politik Evropian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa.

Pas takimit 47 liderët u bashkuan në foton familjare e takimit të Komunitetit Politik Evropian.

Kryeministri Edi Rama ndodhej në rreshtin e parë përkrah kryeministrit hungarez, Viktor Orban, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentit francez, Emmanuel Macron, presidentes të Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë punimeve të takimit, Rama bisedoi me liderë të vendeve pjesëmarrëse evropiane, si Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri hungarez, Viktor Orban, Presidentin e Ukrainës, Zelensky, Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, etj.

Në takimin e pestë të Komunitetit Politik Evropian marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Evropa.

Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, në seancën plenare, e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Shqipëria do të marrë stafetën për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në gjysmën e parë të vitit që vjenë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!