Pas ftesës për t’u bërë pjesë e partisë socialiste për të kandiduar në zgjedhjet e 25 Prillit, kryeministri Edi Rama është shfaqur bashkë me inxhinieren Luljeta Bozo për të prezantuar sfidat për rindërtimin. Rama tha se Bozo është në kohën dhe momentin e duhur për shkak të kontributit që ka dhënë.
“Besoj që për të gjitha arsyet që dash, ju jeni këtu në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Jo thjesht për t’u kthyer në ato momente kur u bëre një gjyshe dhe një nënë me mesazhet por edhe në pjesën pas pasi ndihma jote ka filluar edhe më pas”, tha Rama.
Ditën e djeshme skuadrës rozë iu bashkua shefja e Infektivit Najada Çomo. Ndërsa dy ditë më parë Rama njoftoi largimin e Vasilika Hysit pas 12 vitesh nga grupi parlamentar socialist, ndërsa theksoi se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj do të jetë e para e listës për Tiranën./mv.abcnews.al