Rama konferencë me ministren e Bujqësisë, Ekonomi: Prodhimi bujqësor është rritur me 17.6 %

schedule11:13 - 26 Janar, 2021

schedule 11:13 - 26 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama këtë të martë po zhvillon një konferencë për mediat, ku në fokus është ekonomia.

Në këtë konferencë shefi i qeverisë është në shoqërinë e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe me Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca ku do të bëhet një raport në lidhje me zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë.

“Bujqësia ndër sektorët më të rëndësishëm. Prodhimi bujqësor është rritur me 17.3%. Këto rritje nuk erdhën si rezultat i iniciativave private, erdhën si rezultat i investimeve të zgjuara, këto i takojnë të gjithë klasës së fermerëve. Qeveria shqiptare investoi fonde. Qeveria shqiptare po punon fort për digjitalizimin. Sot ka 28 shërbime të reja online te e-albania, ata që janë përfitues janë 800 e ca operatorë.

Skema e përfitimit të naftës falas, cdo fermer që është i pajisur me nipt aktiv e përfiton falas. Sasia e naftës që merr si mbështetje duhet të përdoren. Siguria ushqimore ka të bëjë me një set praktikash. Ka të bëjë me një standartash. 9.6 miliardë lekë mbështetje për fermerët.  Sot kemi 400 veterinerë në të gjithë vendin. Ata ndjekin të gjithë tufën falas. Nga ana tjetër duhet të themi se kemi bërë një revolucion, numri i testeve është rritur me 54”, ka thënë Ekonomi./abcnews.al