Kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, qëndrimet e të cilit janë pasqyruar nga media britanike Daily Mail.
Rama i cilëson si turp këto deklarata dhe shkruan se vetëm shërbëtorët e së keqes mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë.
Rama: Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!
Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë! pic.twitter.com/TP6AJGRdr4
— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2022
“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë” është pasazhi që ka marrë gazeta Britanike nga deklaratat e ish kryeministrit Berisha./Abcnews.al/