Nga takimi i përjavshëm me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se do të vazhdojë të jetë në krye të qeverisë. Ata që tregohen skeptikë ndaj punës së mazhorancës e bëjnë më të fortë këtë të fundit ka nënvizuar kryeministri Rama.
Nuk ka ndërmend ta lërë drejtimin e qeverisë socialiste. Të paktën kështu u thotë qytetarëve që kanë gjetur zgjidhjen e problemeve në portalin “Shqipëria që duam.al”.
Atyre që e kanë ngritur pikëpyetje mbi besueshmërinë e platformës së bashkëqeverisjes, i përgjigjet me fakte që sipas tij janë dëshmitë e këtyre njerëzve.
I fton edhe nga ky takim që të mos e neglizhojnë adresën shqipëriaqëduam.al ku përgjigjen do ta marrin brenda 10 ditëve për çdo problem që nuk është zgjidhur nga strukturat shtetërore./ABC News Albania 24/7