Rama këshillon të vetët: Të mos përfundojmë si kundërshtarët tanë

schedule10:25 - 7 Maj, 2022

schedule 10:25 - 7 Maj, 2022

“Të mos përfundojmë si kundërshtarët tanë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS. Kryesocialisti kërkoi forcimin dhe organizimin e strukturave të partisë.

Sipas tij, PS në territor duhet të jetë e votuesve dhe këshilloi që vetëm në këtë mënyrë nuk do të përfundojnë si kundërshtarët politikë.

Lexo edhe: Zgjedhja e kryetarëve të rinj të bashkive PS-së, Rama hap garën edhe për anëtarët e Asamblesë

“Garancinë për të qenë në krye të vendit na e jep një PS që arrin në territor të na përfaqësojë me dinjitet dhe të komunikojë ashtu si duhet me njerëzit. Pa harruar asnjëherë që anëtarësia jonë reale është 60-70 mijë, ndërsa votuesit janë 600-700 mijë dhe më shumë. PS në territor duhet të jetë e votuesve tanë. Kjo është shumë e rëndësishme ta kuptojmë sot përpara se të jetë vonë. Përpa se largqoftë të përfundojmë siç kanë përfunduar kundërshtarët tanë.

Kjo është pjesa më e rëndësishme e këtyre dy muajve ku hyjmë. Për të pasur në fund të qershorit një grup kandidaturash për 60 bashkitë që të përmbushë këtë qëllim. Në shtator tetor të vijojmë me të njëjtën mënyrë për kandidaturat për njësitë bashkiake. Paralelisht me gjithë organizimin e partisë në territor”, tha Rama. g.v/abcnews.al